Haziri: Qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj të tatimit në pronë

Gjilan – Kreu i komunës Lutfi Haziri duke folur rreth ndryshimeve mbi ligjin mbi tatimin në pronë tha se qytetarët e Gjilanit janë të rregullt, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pagesave të taksave komunale, por operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj dhe ata duhet të përgatiten edhe për masat shtrënguese që jemi të detyruar t`i ndërmarrim si komunë. Nuk lejojmë presione e as kushtëzime sepse shtetin askush nuk mundet ta pengojë. Operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe funksionojmë si shtet tha Haziri. Qytetarët mos të kenë frikë sepse ata janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore shtoj kreu i komunës.
Në një debat të organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Mulisu” që i dedikohej ndryshimit të ligjit mbi tatimin në pronë Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit ka sqaruar dhe njoftuar publikun mbi këto masa që pritet të zbatohen në vitin 2019.
Hairi gjithashtu ka garantuar qytetarët se tatimpaguesit e rregullt e që Gjilani i ka mbi 90% të tyre nuk do të preken, ndërsa borxhlinjtë do të ndëshkohen sipas ligjit.
Haziri tha se masat e tatimit në pronë dhe zbatimi i ligjit në pronë është e hyra kryesore në komunë, por që me ndryshimet e ligjit të fundit parashihen edhe grumbullim të mjeteve edhe me masa shtrënguese. “Edhe pse komuna ende nuk ka aranzhuar përmbarues, ne do të fillojmë me njoftime periodike. Unë jam i kënaqur me pagesën e tatimit në pronë, por ende ka obligime të mbetura dhe ato janë të mëdha. Përmbaruesi do të ndërhynë në subjekte, dhe ekonomi familjare. Borxhlinjtë më të mëdhenj nuk janë qytetarët, por operatorët dhe ndërmarrjet ekonomike. Përjashtohen rastet sociale, 56 objekte ilegale. Amnistia e ndodhur më herët nuk e ka përfshirë edhe tatimin në pronë. Është kërkuar të grumbullohen borxhet e mbetura. Qytetarët mos të kenë frikë sepse ata janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore edhe pse mbi 90% i kanë kryer obligimet. AKP-ja i ka borxhë 800 mijë euro komunës kurse kurbetqarët i kryejnë të gjitha obligimet komunale. Organet gjyqësore janë në favor të qytetarëve e jo të komunës. Mjetet e tatimeve në pronë u kthehen në investime për qytetarët kurse borxhlinjtë e mëdhenjë le të bëhen gati” ka sqaruar Haziri.
Ramiz Isufi kryetar i fshatit Uglar tha se në këtë fshat nuk është investuar asgjë edhe pse ata janë pagues të mëdhenj të tatimit në pronë. “Nëse vazhdohet kështu Uglari do të organizohet dhe do të fshihet nga taksat në tërësi” tha Isufi.
Lutfi Haziri duke u përgjigjur tha se “unë moti jam këtu pari dhe kemi arritur të investojmë gjithkund dhe po investojmë gjithkah dhe në çdo cep të Gjilanit. Mbi 11 fshatra nuk funksionon ujësjellësi, edhe pse ka kaluar koha e investimeve emergjente dhe kushtëzimeve. Nuk lejojmë presione e as kushtëzime sepse shtetin askush nuk mundet ta pengojë. Operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe të funksionojmë si shtet. Do të investojmë edhe në Uglar, por prioritet janë vendet ku nuk është investuar fare” sqaroj Haziri.
Zijadin Maliqi drejtor për financa tha se ndryshimet në tatimin në pronë e obligojnë qytetarin që të jetë më i kujdesshëm. “Ndryshimet e bëra janë afatet e pagesës së tatimit në pronë, më herët ishte 31 qershor pjesa e parë dhe 31 dhjetori pjesa e dytë, kurse tani 30 prilli pjesa e parë dhe 30 shtatori pjesa e dytë. Ndryshimi tjetër janë kamatat dhe ndëshkimet. Ligji i vjetër ishte 1% kamata kurse tani është zvogëluar në 0.56% kamatë mujore. Ndryshimi tjetër është tatimi i përshkallëzuar që fillon së zbatuari në vitin 2019, tatimohen tokat e papunuara. Ankesat kanë qenë deri më 30 prill tani janë më 30 mars. Me ligjin e ri parashihet obligimi përmes përmbaruesve. Vërejtjet e fundit kanë dhënë efekt sepse është dyfishuar shuma e inkasuar. Nuk do ua mbyllim derën qytetarëve, përkundrazi do të arrijmë edhe marrëveshje dhe do të kemi bashkëpunim të dyanshëm” sqaroj Maliqi.
Demir Krasniqi pyeti pse atij asnjëherë nuk i shkon fatura në shtëpi, derisa pyetje dhe interesime kanë dhënë edhe qytetarët Musli Matoshi, Shaban Terziu, Tefik Selimi dhe Besnik Mustafa./rajonipress/