Hidromorava

Haziri: Prokuroria po merret me abuzimet e pushtetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri edhe njëherë ka folur për shumë shkelje që po bëhen në Komunën e Gjilanit. Haziri e ka quajtur formën më abuzive dhe të çoroditur kushtëzimin e qytetarëve që të paguajnë taksat e kompanive publike.

Kreu i LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri në një konferencë për media këtë të shtune edhe njëherë ka evidentuar shkeljet,abuzimet dhe keqpërdorimet që po bënë vazhdimisht qeveria komunale.

Haziri tha se në Gjilan ka shkelje të shumta dhe këtë tashmë e ka konstatuar edhe Qeveria e Kosovës. Haziri si shkelje ka përmendur planin e Fidanishtës i cili ende nuk është zbatuar. Kurse sipas tij forma më abuzive dhe që ka goditur ligjshmërinë padyshim është kushtëzimi i qytetareve për të paguar taksat.

Haziri tha se Qeveria gjegjësisht MAPL e ka konstatuar këtë shkelje edhe pse Izmi Zeka është përgjegjës për këtë vendim i cili është marrë me vota të kontrolluara. Konstatimin e tij dhe të Qeverisë, Haziri e ka sforcuar edhe me vlerësimin e shoqërisë civile e cila gjithashtu e ka kundërshtuar kushtëzimin, madje duke e quajtur si forma më primitive.

Kreu i LDK-së tha se ai dhe këshilltarët e këtij grupimi po mundohen që ligjshmëria të vendoset në vendin e vet, por fatkeqësisht deri tani këto ankesa dhe akuza tonat kanë hasur në vesh të shurdhër. Sipas Hazirit rasti i Izmi Zekës pos që është konflikt interesi i hapur,aty kemi edhe shkelje të konventave ndërkombëtare.”Pos sjelljes dhe metodave policore asgjë tjetër nuk po shohim nga Izmi Zeka. Andaj i takon asamblesë komunale që ta largojë nga posti i kryesuesit sepse ai aktualisht nuk është kryesues legjitim”ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

“Zeka po qëndron në pozitë pa fuqinë e ligjit dhe po shihet se ai ka apetite të mëdha për pushtet. Thjeshtë është uzurpuar ky vend” mendon Haziri sipas të cilit nga momenti që Zeka është emëruar nga kryeministri zëvendësministër i Punëve të Brendshme,puna e tij tutje është jolegjitime.

Haziri duke ju referuar shkeljeve në qeverisjen komunale ka përmendur disa raste në zyrën e prokurimit,pastaj punimet tek rruga Halim Orana,mos zbatimi i mjeteve të subvencioneve. Sipas Hazirit për të gjitha këto shkelje,këto ankesa dhe raste konkrete është duke u marrë Prokuroria e Gjilanit dhe LDK nuk do të hesht derisa të stopohen këto abuzime.

Sipas tij shkolla e qeverisje aktuale është e keqe dhe shkon në kurriz të qytetarëve dhe në dëm të buxhetit komunal ,andaj edhe kemi informacione se tashmë Prokuroria po merret me një sërë rastesh sqaroj kreu i LDK-së.

I pyetur nga rajonipress rreth ultimatumit që kishte dhënë më herët Haziri ndaj pushtetit komunal u tha se mbetet ende në fuqi.”Ne kemi kërkuar transparencë në punën e asamblesë komunale dhe në veçanti kemi kërkuar transmetime live të këtyre seancave dhe pjesëmarrje të gjerë të të gjithë atyre që duan ta përcjellin asamblenë “ tha Haziri./rajonipress/