Uji Dea

Haziri: Projektet e Gjilanit me Komisionin Europian kapin shifrën e mbi 14 milionë eurove

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në trajnimin e fermerëve në kuadër të projektit ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit është lidere sa i përket implementimit të programeve të IPA’s, të cilat janë fituar pas konkurrimit në Komisionit Europian.

I pari i Gjilanit ka njoftuar për projektet e përbashkëta të Komunës që janë në proces dhe ato që do të fillojnë me Komisionin Europian kapin vlerën e mbi 14 milionë eurove.

“Ky program Gjilan-Kumanovë ka për qëllim që t’i bashkojë interesat e dy palëve në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar, trajnuar dhe ndërtuar kapacitete të përbashkëta, por edhe duke i shkëmbyer mallrat. Besoj shumë që prodhuesit e Komunës së Kumanovës do të kenë mundësi që të vijnë në treg të Gjilanit, dhe anasjelltas, sikurse që shpresoj që tregu i Gjilanit dhe ai i Kumanovës do të zgjojë interesin e 600 mijë banorëve të 17 komunave të këtij regjioni, në mënyrë që mallrat të ekspozohen dhe të shiten”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kreu i Gjilanit ka paralajmëruar mbi 1 milionë investime për modernizimin e Tregut të Gjelbërt.

“Përpos këtij programi, ne do të investojmë në modernizimin e Tregut të Gjelbërt, ku në Komunën tonë vlera e investimeve do të jetë mbi 1 milion euro, i cili do të standardizohet për prodhuesit e pemëve, perimeve dhe të gjitha prodhimet tjera, duke organizuar edhe tregjet mobile sezonale nëpër fshatra dhe vendbanime tjera”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, menaxheri i projektit “Tregu i qëndrueshëm i produkteve të freskëta të farmerëve në zonën ndërkufitare”, Eroll Jonuzi, ka njoftuar se trajnimi i farmerëve të dy komunave do të zgjas tri ditë me radhë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.