ARKATANA

Haziri pret Kurtin: Tendenca e Covid-19 në Gjilan është në rënie

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministrat, Arben Vitia dhe Emilja Rexhepi.

Haziri e ka falënderuar kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe komunikimin që këto tri javë e kanë pasur kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin Kurti, i cili në këto ditë të vështira të pandemisë, ka ardhur për t’i parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës, të ruajtjes së shëndetit publik. E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka thënë Haziri.

Haziri ka njoftuar se nga 15 rastet që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, tre janë shëruar, ndërkaq ka falënderuar qytetarët për lojalitetin dhe solidaritetin.

ARKATANA

“Tendenca është në rënie, e kemi lokalizuar dhe po e menaxhojmë këtë infeksion në vendin ku është gjetur, falë edhe punës dhe bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik dhe institucioneve tjera”, tha Haziri.

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, theksoi se organizimi qendror dhe lokal është shembullor, cili duhet të vazhdohet sidomos në muajin prill, pasi tha se se është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme.

“U njoftuam për së afërmi nga kryetari Lutfi Haziri me të gjitha përgatitjet dhe masat parandaluese sikurse ato në nivelin lokal, po ashtu edhe ato që i referohen të gjitha komunave të Kosovës, e që vinë si vendime të Qeverisë dhe këshilla të ekspertëve. Jemi të gatshëm, të interesuar, të vullnetshëm dhe të përkushtuar që këtë lakoren e shpërndarjes së Covid-19 ta shtyjmë sa më shumë në kokë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë, në mënyrë që ta parandalojmë këtë pandemi, e cila deri më tash i mori jetën tre qytetarëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.