FITORJA

Haziri pret kryetarin e Linzit të Austrisë, diskutojnë për shkëmbim përvojash mes dy komunave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Linzit të Austrisë, Klaus Luger, me të cilin janë dakorduar për bashkëpunimin mes këtyre dy komunave.

“Kjo është një vizitë historike e kryetarit të Komunës Linz, Klaus Luger, të cilin e falënderoj shumë për ofrimin e bashkëpunimit aq të mirëpritur. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, i ofroj partneritet të plotë dhe binjakëzim eventual sipas ligjeve në fuqi. Ura e sotme është bërë falë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Linz”, ka thënë pas takimit kryetari Haziri.

UBT

Kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka konfirmuar bashkëpunimin që në të ardhmen do ta kenë këto dy komuna.

“E falënderoj për ftesën kryetarin Haziri dhe jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Në Linz jetojnë shumë shqiptarë dhe janë të integruar në sistemin tonë. Biseduam për shumë gjëra mes vete, në veçanti për shkëmbimin e përvojave mes Komunës së Linz dhe Gjilanit. E ftoj z. Haziri zyrtarisht për vizitë në Austri për të vendosur bashkëpunimin. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.