GRANDEMALL

Haziri premton transparencë totale për të rinjtë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka premtuar zgjerimin e mundësive për pjesëmarrjen e të rinjve të kësaj komune në vendimmarrje dhe proceset tjera të rëndësishme që zhvillohen në nivelin lokal të qeverisjes, ku ata ishin margjinalizuar nga qeverisja e kaluar.

“Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje, ishte reduktuar në 3 për qind, gjatë viteve të kaluara, gjë që është e papranueshme”, ka thënë Haziri.

“Të rinjtë do t`i kenë të gjitha dyert e hapura në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, ka premtuar Haziri.
Duke folur në një debat të organizuar nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), në temën “Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje”, Haziri ka thënë se bashkërisht do të punojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e veçmas të të rinjve, që janë grup-mosha më e madhe dhe më e pa përfaqësuar në vendimmarrje.

Duke e nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të të rinjve në vendimmarrje, Haziri ka thënë se në këtë mënyrë ata bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe për më tepër, e madhështojnë punën e Kuvendit Komunal.

“Pjesëmarrja juaj në procese siguron dhe garanton vendime më të mira e më të drejta”, ka thënë kryetari Haziri, i cili njihet për afërsinë e tij me të rinjtë.

FITORJA

Për më shumë, ai garantoi transparencë totale të institucioneve për të rinjtë, të cilët do t`i kenë të hapura të gjitha dyert e Komunës për pjesëmarrje në të gjitha proceset dhe për gjithçka tjetër që ndodh në Gjilan.

Ai i ka inkurajuar të rinjtë që të shfrytëzojnë edhe komunikimin digjital, si mundësi për bashkëpunim dhe shprehje të interesave të tyre, ndërkohë që tha se lajm i mirë është se Gjilani do të bëhet me Shtëpinë e Rinisë, ndërkohë që edhe buxheti i veçantë për rini, do të ndahet gjatë këtij viti.

Haziri ka marrë pjesë edhe në bashkëbisedimin me të rinjtë, ku është përgjigjur edhe në interesime konkrete të tyre.

Hekuran Aliu, zyrtar i KCIC-it, në emër të organizatorit të debatit, ka thënë se projekti ka për qëllim krijimin e sa më shumë urave të komunikimit të të rinjve me qeverisjen lokale, në mënyrë që ne t`i kuptojmë sa më të mirë të drejtat tona, ndërsa pushteti të jetë sa më i përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vetë.

“Në funksion të rritjes së komunikimit dhe përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, ne kemi krijuar edhe një platformë digjitale, www.merrpjese.org përmes së cilës të rinjtë mund t`i shprehin interesimet e tyre”, ka thënë Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.