UBT

Haziri premton kujdes të veçantë për vëllezërit e Kosovës Lindore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri ka falënderuar Jonuz Musliun për vizitën, ndërsa ka premtuar kujdes të veçantë për vëllezërit e Kosovës Lindore. Haziri tha se ndër punët e para që do të bëjë si kryetar i Gjilanit është hapja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në mënyrë që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’i krijojmë lehtësira në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në selinë e LDK-së kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Me këtë rast, Musliu ka uruar zotëri Hazirin për fitoren e madhe në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke besuar në bashkëpunimin e mirë mes dy komunave.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar Musliun për vizitën, ndërsa ka premtuar kujdes të veçantë për vëllezërit e Kosovës Lindore.

Kryetari Haziri tha se ndër punët e para që do të bëjë si kryetar i Gjilanit është hapja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në mënyrë që shqiptarëve të Kosovës Lindore t’i krijojmë lehtësira në Republikën e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: