Hidromorava

Haziri: Prej sot në Gjilan bashkëjetojnë figurat kolosale, Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Janë inauguruar sot në qendër të Gjilanit shtatoret e heronjve të kombit, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani, duke iu bashkuar kështu edhe shtatores së Idriz Seferit, i zbuluar në 28 nëntorin e vitit 2017.

Pas inaugurimit, kreu i Gjilanit dhe iniciatori i ngritjes së shtatoreve, Lutfi Haziri, tha se prej sot do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë mes vete Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, përskaj shumë dëshmorëve të tjerë, të cilët e dhanë jetën për këtë ditë të bardhë.

Haziri pohoi se Gjilani sot bashkon tri figurat kolosale të kombit shqiptar që në ditët më të vështira të atdheut, u kryengritën për t’i bashkuar shqiptarët dhe për t’i afruar në një tokë, nën një qiell dhe nën një diell.

“Në vitet 1908-1912, nën udhëheqjen e Idriz Seferit, kryengritja e Karadakut për të çliruar Shkupin dhe për t’i bashkuar shqiptarët, ishte kushtrimi për të luftuar për pavarësinë e Shqipërisë. Nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit në vitin 1944-1945, burra e gra të Karadakut, Gollakut e Moravës së Gjilanit, u kryengritën për t’i dhënë fund perandorive, në mënyrë që të jetojmë të lirë dhe të pavarur. Ndërsa, Agim Ramadani, në kryengritjen e vitit 1998-1999, dëshmoi se atdheu duhet aty ku je dhe aty ku duhet të çlirohet. Kjo dashuri e tij pej ushtaraku, poeti e piktori, erdhi pasi edukimin prej kryengritësi e kishte të brumosur, duke arritur që ta thejë kufirin që i ndante shqiptarët”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, pasi përgëzoi kreun e Gjilanit për inicimin për ngritjen e shtatoreve, tha se ky akt do të na e kujtojë gjithmonë madhështinë e veprës së këtyre heronjve, ndërsa ish komandanti i ZOK, Ahmet Isufi, pohoi se ngritja shtatoreve të kolosëve, tregon për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.

Falënderim për kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë shprehur edhe Isa Mulla Idirizi, djali i heroit Mulla Idriz Gjilani, sikurse edhe Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, të cilët folën në emër të familjeve.

Ndërkaq, në fund, vëllai i heroit Agim Ramadani, Jashari, i ka dorëzuar kryetarit Lutfi Haziri një mirënjohje për iniciativën dhe kontributin për ngritjen e shtatores së kolosit të Karadakut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.