Fundamenti

Haziri porosit ish pushtetarët: Kujdes, po ju përcjellim?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit , Lutfi Haziri ka porositur zyrtarët komunal, drejtorët e menaxherët që të kenë kujdes dhe mos të bëjnë gradime apo degradime të stafit. Ne po i përcjellim dhe nuk do të pranohen këto lëvizje sepse janë në kundërshtim me ligjin. Ndërsa për incidentin mes Isa Agushit e Bujar Nevzatit tha se më vjen keq nëse ka ndodhur, por nuk u besoj shumë muhabeteve të berberhaneve.

Fituesi i zgjedhjeve të dhjetorit , kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri në një takim me mediet ka folur për tranzicionin që pritet të ndodhë këtyre ditëve, për angazhimet konkrete të ekipit të tij dhe për kërkesat që ai ka ndaj drejtorëve e menaxherëve komunal, raporton rajonipress.

Haziri tha se kohëve të fundit janë vërejtur gradime e degradime të pozitave të stafit komunal.”Ne u bëjmë me dije këtyre menaxherëve, drejtorëve e stafit të shërbyesve civil se nuk do të lejohet asnjë lëvizje që bije në kundërshtim me ligjin. Këto lëvizje janë të paautorizuara dhe në kundërshtim me ligjin”.

Uji Dea

Haziri tha se nuk do të lejoj që të ndodh vakumi institucional dhe ka kërkuar nga drejtoria e inspeksionit që të kryejë detyrat e veta dhe mos të rrijë duarkryq dhe të mos lejojë ndërtimet e egra.

Haziri për shërbimet publike ka thënë se zyrtarët e saj duhet të kryejnë me efikasitet shërbimet derisa për drejtorinë e financave ka thënë se po realizohen punë të paautorizuara.”Ne po e skanojmë buxhetin dhe po shohim se obligimet janë të mëdha sepse ka ardhje të faturave” tha Haziri.

Ndërkaq i pyetur që të komentojë incidentin mes Bujar Nevzatit të PDK-së dhe Isa Agushit të LDK-së, Haziri tha se më vjen keq nëse ka ndodhur ky rast.”Unë nuk u besojë muhabeteve të berberhaneve sepse njerëzit e LDK-së për asnjë moment nuk janë fërkuar me të tjerët. Ne nuk kemi arsye të sillemi keq me askënd sepse jemi fitues. Tendenca për të rritur këtë problem mendoj se është jo e mirë sepse Gjilani s`ka nevojë për fërkime e ofendime. Opozita duhet ta kuptoj se edhe ajo mund të jetë konstruktive ashtu siç ishim edhe ne për një kohë” tha Haziri./rajonipress/