FIDANISHTJA

Haziri: Politikat lokale gjithnjë në mbështetje të sektorit privat si mundësi e madhe punësimi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, sot kanë vizituar kompaninë e riciklimit “Riciklimi” në Gjilan, për të përcjellur nga afër punën që bëhet në këtë biznes privat dhe njëkohësisht për ti ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në kuadër të angazhimit për zhvillimin ekonomik lokal dhe angazhime të tjera që ndikojnë në rritjen dhe zgjerimin e ekonomive të vogla dhe të mesme, pa lënë anash asnjëherë fokusin edhe tek bizneset e mëdha.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, njëherit ka shprehur përkrahjen e vazhdueshme që komuna jep për bizneset dhe asistencat që ofrohen në forma të ndryshme falë edhe përcaktimit të donatorëve të jashtëm për ngritjen e zhvillimit ekonomik në nivel vendi.

“Ne si komunë e Gjilanit jemi në përkrahje të bizneseve edhe aty ku nuk kemi buxhet të ndarë. Do të mundohemi që t`i ndihmojmë bizneset duke u bërë udhëzues për ta, duke i njoftuar se ku mund të kërkojnë dhe gjejnë fonde të nevojshme për zhvillimin e bizneseve të tyre si dhe për të mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës. Angazhim i vazhdueshëm imi është që ta zgjerojmë edhe më shumë biznesin privat. Kjo asnjëherë nuk do të jetë e mundur vetëm me politikat lokale. Kërkohet përkrahje shumë e madhe edhe në ndryshime të politikave qendrore, gjë për të cilën vazhdimisht po angazhohem së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ministritë e tjera të linjës. Kemi krijuar klimë të mirë për zhvillim të biznesit në Gjilan dhe gjithnjë angazhohemi edhe në thithjen e investimeve të jashtme”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri duke theksuar mundësinë më të madhe për vende pune.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe fillimin e fazës së dytë të projektit “Gjilani Riciklon”, duke falënderuar kompaninë e riciklimit “Riciklimi”, për interesimin e saj në grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme si partner i këtij projekti, së bashku me “Gizin”, organizatën jo-qeveritare “Green Art Center” dhe Komunën e Gjilanit.

ARKATANA

Nga ana e tij pronari I ndërmarrjes “Riciklimi”, Fatos Latifaj, ka falënderuar për angazhimin e madh, kryetarin dhe Komunën e Gjilanit në përgjithësi, duke informuar atë mbi ecurinë e kompanisë dhe mbarëvajtjen e punëve, që nga grumbullimi i mbeturinave të riciklueshme e deri në përfundimin final.

Ai gjithashtu ka falënderuar Komunën për asistencën që i ka dhënë për të aplikuar në thirrjen e granteve në USAID, përkatësisht programin “Empower”, duke u bërë kështu fitues i një makine për bluarjen e plastikës, për të cilën kompania e tij ka pasur nevojë.

Ndryshe, faza e dytë e projektit “Gjilani Riciklon”, ka pak kohë që ka nisur dhe po punohet në vetëdijesimin e qytetarëve të Gjilanit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe klasifikimin e mbeturinave të riciklueshme, proces ky që sjellë dobi të mëdha

Mbrojtja e mjedisit, të jetuarit dhe të vepruarit në një ambient të pastërt është thelbësore për një shëndet të mirë. Prandaj, mesazhi kryesor i kryetarit Haziri, drejtorit Zuzaku, përfaqësuesve të GAC-it, është kujdesi për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, duke premtuar për një Gjilan sa më të gjelbërt. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.