UBT

Haziri: Po të ishte gjallë veprimtari Xhavit Ahmeti, Kosova do të ishte krejt ndryshe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në 22-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të profesor Xhavit Ahmetit, Komuna e Gjilanit e ka shënuar me një minutë heshtje në orën e parë të mësimit në gjimnazit që e mban emrin e tij, për të vazhduar me homazhe tek busti në kampusin e shkollave të mesme dhe tek lapidari në Përlepnicë.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas homazheve ka deklaruar se është krenar që e ka njohur të ndjerin, duke thënë se një njeri i tillë nuk lind shpesh.

Uji Dea

“22-vjetori i ndarjes nga jeta të profesorit, shkencëtarit dhe kimistit më të madh të regjionit, jo vetëm të Kosovës dhe këshilltarit të presidentit Rugova, shënon ditën më të rëndë për gjilanasit, për Përlepnicën e për shqiptarët kudo që janë. Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe. Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije i presidentit Rugova për çështje të arsimit, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, është shprehur Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.