RCCOLA

Haziri: Po i servisojmë borxhet, po kthehet besimi i donatorëve dhe i qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri për rajonipress tha se në të gjitha aplikimet që kemi bërë jemi përfitues të granteve dhe kjo vjen si pasojë e qeverisjes së hapur dhe disiplinës së madhe buxhetore në Gjilan. Mua më vije mirë që po kthehet besimi edhe i donatorëve, por edhe i qytetarëve që po paguajnë obligimet ndaj komunës u shpreh Haziri.

Lutfi Haziri tha se komuna e Gjilanit ka shpallur punën ne infrastrukturën bazike ajo që është quajtur nga ana ime si katërshja e domosdoshme që përfshinë rrugë, kanalizime, ujësjellës e trotuare me ndriçim publik përreth 2.5 milion euro, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Haziri tha për rajonipress se këto projekte përfshijnë rrugët në qytet si dhe në fshatrat si rruga Pograxhë – Bilinicë dhe Lladovë Nasalë. ”Jemi të përkushtuar t`i servisojmë borxhet e mbetura nga ish administrata dhe deri tani kemi paguar mbi 1.3 milion euro. Gjilani për çdo ditë po merr konfirmime si përfituese e granteve nga donatorët dhe miqtë e saj si USAID-i, Komisioni Evropian , GIZ-i gjerman, SDS zvicerane dhe shumë shtete tjera evropiane”.

Haziri tha se në të gjitha aplikimet që kemi bërë jemi përfitues të granteve dhe kjo vjen si pasojë e qeverisjes së hapur dhe disiplinës së madhe buxhetore në Gjilan.”Mua më vije mirë që po kthehet besimi edhe i donatorëve, por edhe i qytetarëve që po paguajnë obligimet ndaj komunës” tha Haziri./rajonipress/