Mobi Casa

Haziri: Përveç shëndetit publik, po punojmë që ta ruajmë edhe shëndetin e ekonomisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media të mbrëmjes së të hënës, tha se rastet e fundit kanë bërë që situata të jetë në nivelin alarmant, duke shtuar se po punohet për menaxhim të situatës. Kreu i Gjilanit tha se s’ka vend për panik, por ka apeluar qytetarët që të jenë lojal në vendimet e shtetit sa i përket masave anti-COVID-19.

“Përveç tjerash, jemi në kohën e gripeve sezonale dhe kërkohet menaxhim sa më i mirë dhe më i drejtë. Përveç shëndetit publik, detyra jonë 24 orë e shtatë ditë është që ta ruajmë shëndetin e ekonomisë. Pra, po punojmë shumë me të gjithë mekanizmat komunal e regjional, sikurse edhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri, pas takimit të mbrëmjes me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kreu i Gjilanit ka njoftuar se në ditët e fundit, asnjë rast i infeksionit nuk është shënuar në shkolla e objekte fetare.

ARKATANA

“Pra, shkollat dhe objektet fetare nuk janë burim i infeksionit”, shtoi Haziri.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan brenda 8 muajve është si vijon: 1640 raste pozitive në total, 1272 të shëruar, 310 raste aktive, 39 në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.