Fidanishtja

Haziri përmend pesë hapat gjigant të Universitetit Publik të Gjilanit

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka shënuar sot 5 vjetorin e themelimit të tij nën suksese të shumta të arritura në fushën e teknologjisë informative, ekonomisë, juridikut, edukimit, por edhe fushave të tjera që gjithnjë synim kanë konkurrencën e mirëfilltë të punës krahas universiteteve më të fuqishme botërore.

Në këtë ditë të veçantë për këtë tempull të dijes dhe shkencës kanë marrë pjesë autoritetet më të larta nga niveli qendror, lokal dhe rajonal.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ofruar edhe njëherë bashkëpunimin e fuqishëm, që ky universitet sa më parë të jetë në objektin e tij dhe të jap kontributin çfarë vërtet I takon dhe në kushte më të mira.

“Pesë ditë aktivitete, janë pesë hapa gjigant që ky universitet i ka kaluar. Universiteti është pasues i Fakultetit të Edukimit dhe i shkollës së lartë pedagogjike që ka përgatitur me dekada të tëra mësues dhe profesionistë të cilët kanë edukuar breza të tërë. Asnjëherë nuk mund të ikim nga emri i madh i Kadri Zekës, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe na ka mësuar se si duhet të luftohet për liri. Ka qenë mësuesi më i madh së bashku me Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Metush Krasniqin, Hydajet Hysenin, Bajram Kosumin etj., të cilët janë kryengritur për të zënë kohën për barazi, liri dhe republikë”, tha Haziri.

“Ky universitet po krijon mundësi që fëmijët tanë në Gjilan e Anamoravë, në Kosovë Lindore dhe pjesën shqiptare nga Maqedonia, konkretisht nga Kumanova. Ky institucion duhet të brendohet si universitet që atrakton dhe krijon mundësi që studentët të aplikojnë këtu. Është interes i përbashkët i të gjithë neve që të hulumtohet tregu dhe të kemi profile të cilat janë në kuadër të vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik të regjionit tonë. Pesë ditë aktivitete të universitetit, janë korresponduese edhe me shënimin e 11 marsit, të lëvizjeve të mëdha studentore të 81-shit”, shtoi Haziri.

Lajmi i mirë, sipas Hazirit, është se së shpejti do të nis ndërtimi i kampusit universitar prej 7.2 hektarësh, i cili do të plotëson të gjitha kushtet për studime dhe mësimnxënie.

Hidromorava

“Jemi në fazën përfundimtare që t’i bëjmë zgjidhjet së bashku me zyrën e kryeministrit dhe rektoratit që pas kampusit të shkollave të mesme, që Gjilani do të bëhet unik për hapësirat e shkollave fillore, të mesme dhe tashmë edhe për universitet”, ka nënvizuar kreu i Gjilanit.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka ofruar mbështetjen e tij për sektorin e arsimit dhe shkencës në përgjithësi, duke garantuar kështu krijimin e kushteve për studim të mirëfilltë.

Ai ka specifikuar edhe njëherë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e kampusit universitar, që siç ka potencuar do të jetë zgjidhja ideale për këtë universitet dhe për qytetarët e këtij regjioni duke përfshirë edhe studentët nga Kosova Lindore, Maqedonia dhe komuna të tjera, për shkak të qëllimit që ka ky universitet sa I përket drejtimeve të studimit që do t’I ketë gjatë të ardhmes.

Kurse, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, në kuadër të prezantimit të institucionit më të lartë shkencor në regjionin e Gjilanit, ka thënë se keto pesë vite karakterizohen me suksese të shumta, me inovacione në fusha të ndryshme, por edhe me praktikim të punës që studentët kanë arritur në shumë lëmi.

Kosumi ka vënë theksin edhe tek sukseset e larta që kanë shënuar studentët, por edhe projekte që janë realizuar dhe që janë në proces të realizimit e që pikërisht janë burim i gatishmërisë dhe punës me organizata e institucione me renome si Erasmus, USAID, por edhe shumë institucione të tjera./rajonipress/