UBT

Haziri: Përlepnica e shumë qytetarë po na mbështesin masovikisht

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me masivitet të jashtëzakonshëm si në kohën e Ibrahim Rugovës është pritur sot në Përlepnicën e Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Më këtë masivitet, përlëpnicasit dëshmuan se nuk e durojnë qeverisjen që nuk ka kryer asnjë nga punët që kishte premtuar.

Para qindra të pranishmëve, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është selami më i mirë për qeverisjen aziatike që e ka humbur Gjilanin përgjithmonë.

“Sonte dëshiroj që prej Përlepnicës të bartë mesazhin e madh të fitores sepse edhe në Përlepnicë, edhe në Malishevë edhe në çdo lokalitet e fshat kemi shumë njerëz që po na mbështesin. Kudo ku po shkojnë, njerëzit po masovizohen, po shtohen për ta masivizuar Gjilanin, për ta ndryshuar qeverisjen e keqe, për t’i hequr nga pushteti njerëzit që Gjilanin e trajnojnë si mos me qenë Kosovë”.

Mobi Casa

Haziri ka thënë se me dashtë ata me punua ndershëm, i kishin krye punët në Përlepnicë, të paktën do t’ia kthenin borxhin për atë kontribut të madh të Përlepnicës së Xhavit Ahmetit e Zija Shemsiut, në 10 vjetët e pushtuesit. Këtu, në këtë sallë, ka folur akademiku Fehmi Agani, kanë performuar aktor të famshëm e këngëtarë. Gjilani nuk mund të lejojë që të sillet me gjilanasit sikur që sillet me partinë e vet sepse e ka bërë opozitë jo vec LDK-në, por krejt gjilanasit”, ka deklaruar Haziri.

Haziri ka vlerësuar lart listën e këshilltarëve komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se është listë e pastër si loti. Ai ka premtuar investime të mëdha në këtë fshat, në mënyrë që ata të bëjnë jetë të dinjitetshme.

“Cili prej juve mund të thotë që ka marrë farë bujku, kush mund të thotë që zëri juaj është dëgjuar në komunë? Nuk ka ndodhë kjo sepse atyre u intereson veç për vetën e tyre, për familjarët e tyre dhe jo për juve, jo për qytetarët. Nëse s’e kanë bërë për gjashtë vjet, nuk do ta bëjnë kurrë, sepse nuk i kanë kryer asnjë nga punët e nevojshme. E di që nuk do t’ju mashtrojnë që t’ua marrin votën. Dënimi më i madh për ta është mos me ia dhënë votën”.

Sipas Hazirit katër punët kryesore si: rrugën, ujin, kanalizimin dhe ndriçimin publik do t’ua rregullojmë. “Do ta rregullojmë edhe shtratin e lumit. Do t’i mbështesim plotësisht bujqit duke ua siguruar falas në vitin e parë: farën, naftën, plehun dhe korrjen. Shtëpia e kulturës do të hyjë si vend i mbrojtur, do ta rregullojmë ashtu si i ka hije. Do ta emëroj shkollën më të mirë në Gjilan me emrin e Xhavit Ahmetit. Ai ka qenë njeri i Universitetit, njeri arsimit, profesor e veprimtar i jashtëzakonshëm që ka dhënë shumë për këtë vend. Do ta vendosim edhe emrin e Zija Shemsiut aty ku e meriton në qendër të qytetit”, ka theksuar kryetari i ardhshëm i Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së LDK_së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.