UBT

Haziri: Përjashtues në të gjitha variantet mbetet vetëm PDK-ja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri i cili pritet të japi betimin më 24 dhjetor si kryetar i Komunës së Gjilanit tha për rajonipress se është në konsultime të brendshme me strukturat e LDK-së për të zgjedhur drejtorët e rinj dhe ekipin e tij qeverisës. Me të gjitha partitë jemi në bisedime, me përjashtim të PDK-së të cilën tashmë e llogarisim si opozitë tha Haziri.

Lutfi Haziri nuk e ka ndërmend të ngutet kur është në pyetje zgjedhja e drejtorëve të rinj dhe ekipit të tij qeverisës, raporton rajonipress.

Haziri i cili pritet të inaugurohet si kryetar i Gjilanit më 24 dhjetor tha për rajonipress se është në bisedime dhe konsultime të brendshme të LDK-së për të caktuar drejtorët e rinj dhe njerëzit me të cilët do të qeverisë në katër vitet e ardhshme.”Drejtorët besoj se i zgjedhim së shpejti sepse jemi në konsultime e debate të brendshme. Ajo çka është e rëndësishme lidhet me faktin se s`ka shtyrje e as bërryla sepse unë e kam fituar mandatin për të qeverisur dhe kështu do të zgjedhim kuadro të cilët janë në gjendje të zbatojnë programin e LDK-së” tha Haziri.

Fundamenti

Edhe për partnerin e koalicionit, Lëvizjen Republikane që udhëhiqet nga Selver Xhelili, Haziri tha se edhe ai është këshilltar i LDK-së, si çdo këshilltar tjetër. “Ende s`kemi biseduar as me Republikanët për kurrfarë pozitash. Unë si kam premtuar askujt as poste e as pozita. E rëndësishme do të jetë që Gjilani do ta ketë një ekip të ngritur dhe të avancuar profesionalisht dhe e aftë për të ditur të menaxhojë e udhëheq me të gjithë resorët. LDK ka kuadro të afta dhe unë pres që i tërë ekipi im të jemi në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe në shërbim të projekteve që ofrojnë rehati e siguri në të gjitha segmentet e jetës”.

Haziri ndërkaq duke folur për afërsinë që ka me partitë politike rreth ndonjë koalicioni të mundshëm në punën e Asamblesë Komunale tha se me të gjitha partitë është në bisedime.”Jam në bisedime me të gjithë dhe me të gjithë kam debate të hapura. I vetmi subjekt përjashtues në të gjitha variantet mbetet PDK-ja të cilën tashmë e llogarisim si opozitë” tha Haziri./rajonipress/