Fundamenti

Haziri përgëzon klubin e karatesë “Drita” për rezultatet në kampionatin botëror

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot përfaqësuesit e klubit të karatesë “Drita”, të shoqëruar nga karatistët e të gjitha kategorive, të cilët në kampionatin botëror në “Shotokan” u radhitën në vendin e tretë për kah numri i medaljeve të fituara.

Në këtë kampionat, të mbajtur për herë të parë në Kosovë, bilanci i suksesit të klubit “Drita” është: 28 medalje të fituara, prej tyre 12 të arta, 8 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Kryetari Haziri i ka uruar sportistët për rezultatet e mëdha, duke thënë se suksesi i klubit të karatesë “Drita” e ka bërë krenar Gjilanin, Anamoravën dhe mbarë Kosovën.

Uji Dea

Haziri tha se në shenjë mirënjohje do të ndahet një grant nga Komuna e Gjilanit për klubin, duke i konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për këtë klub dhe për sportin në përgjithësi.

Ndërsa, kryetari i klubit të karatesë “Drita”, Arsim Ibrahimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për rikonfirmimin e mbështetjes për klubin, duke thënë se kjo do jetë ndihmë shumë e madhe për këtë klub, si stimulim për sukseset edhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.