Hidromorava

Haziri: Për një Gjilan të zhvilluar, ku jetohet mirë dhe ky qytetari është sovran

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – LDK e ruan konsistencën politike dhe zhvillon vlerat e saj duke respektuar meritën dhe duke u hapur për grup-mosha, kuadro dhe aderimet e reja ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Në mbledhjen e radhës së Kryesisë në Gjilan, vlerësuam se Dega e LDK-së ka përmbyllë suksesshëm zgjedhjet e Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë.
Po ashtu, janë funksionalizuar zyrat dhe sektorët e LDK-së të cilët do të kenë përgjegjësi për zhvillimin e politikave sektoriale.
LDK e ruan konsistencën politike dhe zhvillon vlerat e saj duke respektuar meritën dhe duke u hapur për grup-mosha, kuadro dhe aderimet e reja.

Uji Dea

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë është vendosur që të mbahet Konventa e madhe e Degës më 2 Korrik, në të cilën do të debatohet për rolin e LDK-së në opozitarizmin komunal.

Përpos debatit, do të miratohen edhe raportet periodike nga ana e strukturave sektoriale dhe lidershipi lokal i LDK-së.

Për një Gjilan të zhvilluar ku jetohet mirë dhe ky qytetari është sovran./rajonipress/