GRANDEMALL

Haziri për deklaratën e Hotit: Nuk ka qenë koha dhe as momenti i duhur por s’do të thoja që është gabim!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.Haziri foli në lidhje me deklaratën e fundit të Avdullah Hotit se ‘LDK-së i duhet një lidership i ri’.

Ai ka komentuar situatën e brendshme të partisë, duke theksuar se LDK është e angazhuar në demokratizimin e debatit të brendshëm dhe përmirësimin e demokracisë së brendshme.

“Pa LDK as nuk bëhen proceset, as nuk mbyllen proceset e mëdha politike. Edhe te çështja demokratizimit të debatit të brendshëm dhe demokracisë së brendshme, LDK prin. Tashmë është traditë edhe në vlerën tonë që proceset zgjedhore nuk e marrin vëmendjen krejt të LDK-së, te rezultati zgjedhor, tek pritjet që partia e parë apo tek skenaret tjera se kush po e bënë qeverinë dhe institucionet, ne merremi edhe me vetveten. Në këtë rast unë besoj që nuk ka qenë as koha e duhur, as momenti e as rrethanat……zoti Hoti ka dal me një qëndrim publik, sepse LDK e ka shtjerr fazën e parë dmth analizat e para të debatit, një takim të kryesisë ashtu sic është kërku edhe nga udhëheqësi i LDK dhe nga kryesia.

“E kemi përcjellë, dhe LDK i kthehet normalitetit të vet gradualisht, sepse roli i saj më i madh do të jetë tani në inplementimin e zgjedhjeve, se si do duket si do ri-konfigurohet skena politike në Kosovë, ku LDK e ka rolin e vet at rol që ia ka dhënë qytetari me 9 shkurt”, tha ai.Tutje ai thotë se deklarata e Hotit nuk është një gabim, është një vlerësim i tij i cili ka vendos të dal publikisht ta thotë.

Eco Higjiena

Përsa i përket perceptimit të publikut, Haziri u shpreh se ai ka qenë më i mirë para 9 shkurtit.

“Nuk do të thoja që është gabim, është vlerësim i tij edhe si anëtarë i kryesisë, edhe si deputet, që me dal me një vlerësim. Ai ka vendos me dal publikisht, me dal jashtë dhomave të debatit që LDK e ka. Kjo nuk është hera e parë, LDK po e përcjell kjo lloj mendësie që debatet politike i nxjerr jashtë, secili kur të mendon në kohën e vet, mënyrën e vet. Ajo që është e vërtetë ne brenda e kemi diskutu, kemi debatu, krejt është vlerësim i zhurmshëm edhe brenda, krejt është vlerësim i zhurmshëm do të thoja edhe brenda, ende nuk janë bërë analizat e sakta, pse, si, sepse perceptimi publik për LDK para 9 shkurtit ka qenë më i mirë se që kanë dalë rezultati. Ajo që kam thënë gjithmonë është që perceptimi i publikut nuk është gjithmonë e vërteta, po del që nuk ka qenë ashtu”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se rëniet e mëdha politike janë të vështira të kthehen, mirëpo shton se është e rëndësishme të ndalet trendi negativ dhe kjo gjë është arritur në LDK.“Rëniet e mëdha politike janë të vështira me u kthy. Në fazën e parë duhet gjithmonë me ndal trendin negativ, ky trend negativ është ndal”, përfundoi Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.