Fundamenti

Haziri: PDK solli në Kosovë modelin e Shqipërisë së vjedhjes së votave

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kandidati i LDK’se per Kryetar te Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu pergjigjut akuzave te rivalit të tij Qemajl Mustafes, tha se modelin e vjedhjes së votave në Kosove e ka sjelle PDK’ja përmes njerëzve nga Shqipëria.

“Ky është modeli i Shqipërisë. Nga atje, përmes PDK’së, na ka ardhur në Kosove modeli i vjedhjes së votave”, ka thënë Haziri në lidhje me akuzat e Mustafës se “LDK ka bërë vjedhje industriale të votave më 3 nëntor”.

Deklaratat e Hazirit vijnë në një kohë kur në Kosovë përflitet shumë se njerëz nga Tirana, sidomos në zgjedhjet e vitit 2007 i kishin ndihmuar PDK’së për të ardhur në pushtet përmes “mësimeve” se si vidhen votat.

Hidromorava

Ndryshe, Lutfi Haziri gjatë nje interviste për KTV’ne ka shprehur mllefin e tij ndaj akuzave të Qemajl Mustafes, sidomos ato se “LDK ka vjedhur vota qysh në kohen e Rugovës, në zgjedhjet e vitit 98”.

“Kjo është e turpshme”, ka thënë Haziri./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.