ARKATANA

Haziri: Partneriteti Publiko Privat me “Eco – higjienën” në fazën e shkëputjes së marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prononcimin e tij para gazetarëve ka thënë se, sa i përket çështjes së partneritetit publiko privat në Kompaninë “Eco – higjiena”, tani më divorci apo ndarja mes Komunës së Gjilanit dhe partnerit privat është alternativë e vetme dhe po punohet në këtë drejtim.

“Një problem të hapur që Komuna e Gjilanit e ka me partnerin privat në Ndërmarrjen “Eco – higjiena”, ne po mundohemi edhe më tutje me e zgjidh me rrugë ligjore. Përkundër që kam pas për qëllim takimin me aksionarin kryesor gjatë kësaj jave, për shkaqe shëndetësore e kam pas të pamundur udhëtimin për Vjenë, por do të organizojë udhëtimin shumë shpejtë, apo edhe do të ftohen në Gjilan, për t’i dhënë drejtim kësaj pune, sepse ne kemi vendos, jemi në proces të divorcit, të largimit nga ky partneritet sepse nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Haziri.

FITORJA

Haziri gjithashtu ka thënë se ose do të ketë marrëveshje për shkëputje, ose me procedurë gjyqësore, por nuk ka alternativë në mes, pos ndarjes.

“Bashkëpunimi dhe dialogu është rruga e vetme që e zgjidh këtë çështje”, ka thënë mes tjerash Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.