KKVITI

Haziri: Partia e Shpend Ahmetit është bërë urë për pushtetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Partia Socialdemokrate është bërë derë ku partitë në pushtet hynë dhe dalin sa herë duan. Ai tha se po punojnë në mënyrë intensive për rrëzimin e Qeverisë.

“Çdo ditë, jemi ende në shkurt, për organizmin e një mocioni të mundshëm për arsye se PSD është bërë urë apo derë e vogël ku partitë e PAN-it po hyn e po dalin në këto procese politike. Ju ka ofruar një lloj sigurie të përkohshme, por nuk është e qëndrueshme dhe nuk do jetë afatgjate”, tha Haziri për EkonomiaOnline.

Haziri tha se ka qenë ideja e LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse. Sipas tij, LDK-ja është partia më e madhe politike, jo vetëm opozitare dhe në rolin e shtet ndërtit.

“Nuk ka ma më peshë dhe ma me rëndësi për një parti politike se me pas mbështetje të gjerë publike dhe politike. Kemi bërë thirrje prej verës së kaluar që legjitimiteti në përfaqësimin në dialog me Serbinë duhet të jetë sa më i gjerë sa më koncensual në Kuvend dhe pse të mos përfshihen të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe LDK edhe Vetëvendosjen si opozitë. Kjo nuk është dëgjuar nga partitë në qeverisje, ne kemi vazhduar me tryeza politike me debat të brendshëm me dialog të brendshëm, përkundrazi partitë e PAN-it arritën me atakuar politikisht PSD-në dhe u pa që ka pas më shumë energji me ndikuar në një shpërbërje të opozitës se sa një unifikim se sa një politikë për ndërtim të konsensusit më të gjerë”, tha Haziri

ARKATANA

Sipas numrit dy të LDK-së, nuk është e lehtë të arrihet një dialog i brendshëm me spektrin politik në vend.

“Tash kryetari i LDK-së e ka konfirmuar legjitimitetin dhe dialogun si mundësi e opsionit ku kemi një rikonfigurim total të partive në qeverisje të Kuvendit, edhe të strukturave të dialogut”.

“Kjo nuk është proces i lehtë duhet me u mbërri me një dialog të brendshëm, ku partitë politike që janë të përfaqësuara në Parlament në fazën e parë duhet me mbërri këtë pajtueshmëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.