Haziri: Parregullsitë dhe presionet ndaj votuesve evidente

Gjilan – Lutfi Haziri beson shumë që problemet teknike që janë evidentuar sot dhe tendencat tjera, me i manipuluar votat siç kanë qenë në “Thimi Mitko” dhe “Musa Zajm”, janë eliminua, falë reagimit tonë dhe efikasitetit të Policisë së shtetit.
Haziri në një konferencë për medie ka folur për ecurinë e procesit zgjedhor deri në ora 16:00 . Sipas tij deri në këtë kohë vërehet një masovitet i daljes së njerëzve për të votuar.
Deri në ora 16:00, sipas të dhënave tona nga qendrat e votimit, kanë votuar rreth 40 % e gjilanasve apo 7% ma shumë se ne zgjedhjet e kaluara. Ky është një shenj i mirë në këtë ditë të bardhë, ku 3 nëntori shënon zgjedhjet lokale në komunën tonë tha Haziri.
Lutfi Haziri beson shumë që problemet teknike që janë evidentuar sot dhe tendencat tjera, me i manipuluar votat siç kanë qenë në “Thimi Mitko” dhe “Musa Zajm”, janë eliminua, falë reagimit tonë dhe efikasitetit të Policisë së shtetit.
Sipas tij procesi është përcjellë më këto parregullsi: Kemi vërejtur presion ndaj votuesve nga partitë tjera; ka pasur disa vonesa në shpërndarjen e fletëve të votimit në fshatin Llashticë; kemi informacione që një pjesë e qytetarëve nuk kanë mundur të votojnë me ID të UNMIK; ka pasur raste të fotografimit të votës në “Thimi Mitko” dhe në “Musa Zajm”; kemi informacione se kandidatët për këshilltarë komunal të partive të tjera janë vërejtur në korridore; në Lladovë, disa militantë të subjekteve të tjera politike kanë shkuar në qendrat e votimit me flamuj të atyre subjekteve të vendosura në vetura; poashtu, persona të pautorizuar vërehen duke hyrë shumë herë nëpër klasë dhe duke bërë presion në votuesit; dhe informacioni i fundit: Në shkollën “Selami Hallaqi” persona të pautorizuar qëndrojnë në oborr të shkollës, duke iu bërë presion votuesve.
“Mendojmë shumë që policia e ka zbatuar ligjin në këto raste dhe ka preventuar në ata që janë parë me dy-tre letërnjoftime nëpër xhepa, duke i pamundësuar në këtë fazë që të hyjnë disa herë në votime. Shpresoj shumë që policia do ta kryejë punën si duhet edhe në këto dy orë të mbetura. Apeli im për qytetarët është që edhe në këto dy orë sa kanë mbetur, të vazhdojnë të dalin në mënyrë të qetë, me familje dhe të jenë solemn dhe t’i bëjnë dy të mira qytetit të vet, ta largojnë këtë keqqeverisje të keqe dhe të festojnë bashkë me ne fitoren e sigurt si dhe t’i mundësojnë jabanxhisë që po pritet të vijë në këto orë të vona, i cili nuk e ka ndalur trendin dhe që gjatë gjithë fushatës ka qenë këtu dhe se ditën e zgjedhjeve prezenca e tij është treguesi i madh” tha Haziri.
Haziri tha se unë e ftoj Thaqin që në ora 20:00 që së bashku me LDK-në ta festojmë fitoren këtu dhe t’i japim mësimin më të mirë që i pari i qeverisë nuk bënë të hyjë në komuna në të cilat i ka përjashtuar nga kujdesi i tij./rajonipress/