RCCOLA

Haziri paralajmëron VV-në: Pa ndryshuar mendimin për Rugovën, s`ka partneritet

/ 1 minutë lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri ka paralajmëruar lëvizjen Vetëvendosje që mes këtyre dy partive politike nuk do të ketë partneritet deri në momentin kur VV-ja ndërron mendimin për ish-prijësin e LDK-së, Ibrahim Rugova, raporton “Zëri.info”.

Sipas Hazirit për VV-në, Rugova është tradhtari i Kosovës.

Eco Higjiena

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshu diçka sa i përket figures së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake. Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK’në!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”. /ZËRI