UBT

Haziri paralajmëron ndërtimin e qendrës për përkujdesjen për fëmijët bonjak të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Qendrën për Punë Sociale, ku është takuar me stafin e kësaj qendre, për të parë nga afër punën e madhe që po bëhet në këtë qendër, por edhe nivelin e përkujdesjes së fëmijëve pa prindër dhe kujdesin për persona të tjerë që kanë nevojën e mbështetjes së institucionet lokale.

Poashtu, kryetari Haziri në këtë vizitë ka bërë të ditur edhe donacionin që është konfirmuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një qendre për fëmijët bonjak, e cila si program kalohet në këtë qendër pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Kemi marrë konfirmimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e një qendreje shumë të madhe për fëmijët bonjak, që aty do të integrohen edhe disa kategori, me të cilat merret QPS. Poashtu, jemi në angazhimin për të gjetur tokën e duhur për ndërtimin e qendrës dhe presim përcaktimin e shpejtë të saj e më pas nënshkrimin e marrëveshjes dhe fillimin e ndërtimit”, ka thënë ai mes tjerash.

Kryetari Haziri gjithashtu ka kërkuar angazhim edhe më të madh të stafit dhe ekspertëve të kësaj qendreje në krijimin e urave lidhëse edhe me qendrën “Liria” dhe qendrën “Pema”, që të dyja këto mjaftë të rëndësishme dhe njëkohësisht kontributdhënëse për qytetarin e Gjilanit.

Uji Dea

“Kemi marrë vendimin për mbështetjen e qendrës “Pema” dhe njëkohësisht një mbështetje i kemi dhënë edhe qendrës “Liria”, dhe do ta mbështesim në vazhdimësi, sepse nevojat e Gjilanit dhe të komunave përreth janë të tilla që duhet domosdo mbështetje”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, ka falënderuar kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për mbështetjen e vazhdueshme në forma të ndryshme.

“Funksionimi i qendrës është i varur edhe nga mbështetja që vjen nga niveli më i lartë. Falë kësaj mbështetje, ne jemi në të gjitha raportet si qendra më aktive në Kosovë. Angazhimi ynë do të jetë i vazhdueshëm në përcjelljen e rasteve dhe në trajtimin e tyre. Mbështetja e parë për qytetarin e Kosovës që bie në domenin tonë jepet pikërisht nga zyrtarët e kësaj qendre dhe përcillet deri në fund kur një rast është i gatshëm për integrim të plotë”, është shprehur drejtori Zymberi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.