GRANDEMALL

Haziri: Panairi i librit këtë vit me shumë risi e cilësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bujar Haziri drejtor për kulturë, rini e sporte thotë për rajonipress se këtë vit Panairi i Librit i 42 me radhë që pritet të fillojë më 23 tetor do të jetë me shumë risi e cilësi. Në program janë të parapara promovime të zgjedhura të krijuesve tanë të njohur të cilat do ta begatojnë Panairin thotë Haziri.

Panairi i librit i 42 me radhë që pritet të fillojë më 23 tetor këtë vit pritet të ketë më shumë risi e cilësi. Kështu shprehet për rajonipress Bujar Haziri drejtor për kulturë.

Haziri thotë se vetë fakti që ky Panair organizohet nga tre institucione ajo e Ministrisë së Kulturës, Drejtoria e Kulturës dhe Biblioteka rajonale “Fan Noli” tregon përkushtimin tonë që kësaj here të sjellim edhe risi po edhe cilësi në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor.

Haziri tha se jo rastësisht Lutfi Haziri është shprehur se Gjilani do të shndërrohet në qendër rajonale kulturore dhe ky epitet tashmë është realizuar pasiqë në Panair do të ketë emra të njohur nga i gjithë rajoni.

UBT

Në këtë Panair sipas Hazirit janë të ftuar emra të shquar të krijimtarisë letrare që lidhen edhe me Anamoravën, por ka krijues edhe nga Prishtina e qytetet tjera të Kosovës.

Në programin e Panairit i cili hapet më 23 tetor nis me Orën e Shkrimtarëve (orë letrare me shkrimtarë të PEN- Qendra Prishtinë dhe ARS Clubi “Beqir Musliu” Gjilan).

Kurse më 24 tetor vazhdon me promovimin e veprës letrare të Bajram Kosumit ku referues janë Merxhan Avdyli- poet studiues, Myrvete Dreshaj – Baliu dhe Ismail Syla

Më 24 tetor vazhdohet me promovimin e veprës letrare të autorit Don Lush Gjergji derisa referues janë: Ndue Ukaj –poet, Xhavit Beçiri studiues, kritik letrar dhe Frrok Kristaj – poet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.