GRANDEMALL

Haziri: Pa LDK-në, dialogu nuk mund të shkojë deri në fund

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi negociues nuk mund t’u shkojë deri në fund bisedimeve pa një konsensus të gjerë.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja nuk do t’u bashkëngjitet këtyre organeve, pa një legjitimitet të ri nga populli.

“Për çështje kritike LDK-ja do të ketë rol aktiv, por nuk do t’u bashkëngjitet këtyre organeve, legjitimiteti për ne është shumë i rëndësishëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se partitë e koalicionit qeverisës mendojnë se mund t’i shkojnë deri në fund procesit por e kanë gabim.

ARKATANA

“Nuk po donë me pranua partitë që janë në qeverisje, mendojnë që munden me shty deri në fund këtë proces [dialogun me Serbinë]. Nuk besoj se mund të mbyllet [procesi i dialogut] pa një konsensus të gjerë. Mund të shkojnë negociatat deri në një pikë të vlimit, por kam informata nga jashtë se negociatat prej nëntë vitesh nuk kanë prodhuar rezultat”.

Haziri ka thënë se nuk mund të injorohet kontributi i LDK-së në ndërtimin e shtetit të Kosovës, prandaj sipas tij edhe procesi i dialogut është në këtë linjë dhe LDK nuk mund të qëndrojë anash.

Ai ka thënë se partitë e koalicionit qeverisës e kanë mohuar platformën e LDK-së për formatin e dialogut, dhe sipas tij nëse merret në konsideratë kjo platformë, LDK-ja do të jetë garantuese e dialogut./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.