ARKATANA

Haziri ofron shpërblim për të gjithë ata që dëshmojnë me foto inicimin e zjarreve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit lëshon apelin e radhës për parandalimin e inicimit të zjarreve fushore dhe zjarreve që janë me karakter shkatërrues.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Gjilanit, ditët në vijim, vendi dhe komuna e jonë do të ekspozohen nga temperatura të larta të cilat favorizojnë përhapjen masive të zjarreve të cilat mund të jenë me pasoja të pa parapara për jetën e qytetarëve, pronën private dhe publike dhe për rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

Duke e qenë të vetëdijshëm për shtimin e numrit të popullatës dhe mjeteve motorike si rrjedhojë e sezonit të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, mundësit e intervenimit me kohë nga ana e njësive profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit, janë të kufizuara.

Mobi Casa

Me këtë rast apelojmë te qytetarët që të kenë kujdes gjatë manipulimit me zjarr dhe t’i shtojnë masat për mbrojtje. Përndryshe me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, është paraparë dënimi nga gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet burg për të gjithë ata persona që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes zjarrit.

Për këtë, në funksion të ruajtjes së jetërave të qytetarëve, pronës së tyre private dhe pronës publike, Lutfi Haziri, Kryetari i Komunës së Gjilanit, ofron shpërblim prej 100 eurove për te gjithë ata qytetarë që dëshmojnë me fakte (fotografi) zjarr vënien e paligjshme”kështu thuhet ndër të tjerash në apelin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.