ARKATANA

Haziri: Nuk ia dërgojmë Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura” të Kurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka besuar republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 Korrikut.

“LDK-ja e ka obligim me u bë gardian i kësaj Kushtetute, na nuk e kemi mendësinë si Kurti me bë ligje anti kushtetuese, vendime anti kushtetuese, veprime antikushtetuese, unë e di qe ai s’ka besuar në republikën e 17 Shkurtit e as në republikën e 2 korrikut”, tha Haziri në RTV 21.

Haziri tutje tha se ”LDK-ja nuk i dërgon Gjykatës Kushtetuese ”bombat e kurdisura të Albin Kurtit””.

”Kurti po thotë jo unë se qoj se nuk i besoj gjykatësve, ne nuk i dërgojmë Gjykatës Kushtetuese bombat e kurdisura të Kurtit”, tha Haziri.

FIDANISHTJA

Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në Ballkan”.

Ai lidhur me këtë tha se në Kosovë konkurrentet tjerë për shitjen e energjisë nuk janë lejuar të jenë të barabartë, teksa shtoi se Kurti e ka mbrojtur GEN-in serb.

”Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike në Balkan sepse është njëri prej të parëve që ka dalë në televizione kur e shpjegon sesi kosi dhe UDB-a jugosllave së paku mbetjet e tyre në riorganizimin e ri të territorial në Ballkan ka organizuar mafinë energjetike dhe ata e kontrollojnë”, tha Haziri.

Lidhur me këtë Haziri tha se ”ka aktakuzë për atë punë, e ka mbrojtur publikisht, konkurrent energjetik nuk janë lejuar me qenë të barabartë është privilegjuar GEN-i serb”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.