Uji Dea

Haziri: Nëse vendos të flasë një ditë, shumë persona do të kenë turp të dalin në rrugët e Prishtinës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka bërë një “kërcënim” publik për ata që e lidhin me PDK-në.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në të kaluarën është akuzuar nga njerëzit e PDK-së se ai është njeri i AAK-së brenda LDK-së, e më pas është akuzuar nga koluaret e Prishtinës se është njeri i PDK-së.

Ai thotë se këto sulme të orkestruara janë duke u bërë nga “hijet” e Prishtinës, që sipas tij kanë për target atë personalisht dhe disa figura të tjera në LDK.

UBT

“Nëse një ditë unë flas më shumë se zakonisht, shumë personave do t’iu vijë turp të dalin në rrugët e Prishtinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se është betuar se gjërat që ka përjetuar në burg bashkë me shqiptarët tjerë do të mbesin aty dhe nuk do të dalin jashtë në publik.

Haziri ka thënë se edhe koalicioni i mundshëm me Vetëvendosjen do të sjellë pritje të mëdha e që sipas tij “pritjet e mëdha mund të shkaktojnë edhe zhgënjim të madh”, prandaj sipas tij duhet punë shumë e madhe për të evituar këtë gjë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.