UBT

Haziri: Në LDK nuk ka skemë kriminale për manipulim votash

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mohuar të ketë pasur skemë kriminale për çështje votash, ashtu siç po flitet e shkruhet ditëve të fundit.

Haziri ka thënë se në LDK nuk praktikohet një gjë e tillë.

“S’ke bo ankesë me kohë kush të ka faj? Ne nuk kemi besuar që diçka e tillë mundet me ndodh. Me dijen time LDK-ja nuk e pranon këtë lloj ndikimi e skene. Nuk kemi vepru e nuk guxon askush në LDK me mendu fabrikisht mënyra të marrjes së votës“, tha ai.

Haziri ka reaguar ndaj bisedave të publikuara në platformën Whatsapp brenda kësaj partie.

FIDANISHTJA

Sipas tij, brenda kësaj partie është dëshmuar liria e shprehje dhe fjalës së lirë pa marrë parasysh pozitën që secili mund ta ketë.

“Edhe publiku e ka pa se si njerëzit kanë liri me komuniku mes vete. Nuk ka limite e as kufizime ku njerëzit nuk e shprehin mendimin“, tha ai.

Haziri në Politiko, mes tjerash tregoi se çka nuk i pëlqeu mes asaj që ishte publikuar në rrjete sociale.

“Ajo çka mua s’më ka pëlqy është mënyra e shkaktimit të këtij pozicioni politik për mos me i dhënë terma tjerë edhe forma edhe mënyra. Kërkun nuk përmenden terma të ndytë“, shtoi ai, shkruan Gazeta10.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.