United Hospital

Haziri: Në historinë e Gjilanit, komuniteti shqiptarë dhe turk janë vëllezër të një gjaku

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program të pasur kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë dhe të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız, komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, KFOR-i dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.

“Ardhja e vëllezërve tanë këtu, e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Yıldız, e ministrit, Yakcilar, ambasadores, Kilic, zëvendës ministrit Kader Hysein, bashkëqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptarë e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit.

ARKATANA

Haziri ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.

Nga ana e tij ministri Yakcilar, zv.ministri, Yıldız dhe ambasadorja Kilic, kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Yildiz ka thënë se Kosova është në zemrat e turqëve, është pjesë e fuqishme e politikës së jashtme të Turqisë duke spikatur se vendi i Kosovës është anëtarësimi në bashkësinë ndërkombëtare, në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.