Fundamenti

Haziri në Bruksel: Serbia provokoi konflikt me trenin!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, familjes së partive të djathta europiane, ku bën pjesë LDK.

Nënkryetari Haziri në këtë takim ka folur lidhur me provokimin serb me trenin, duke e cilësuar si provokim për konflikt nga ana e Serbisë.

“Provokimi serb me trenin, murin dhe fletarrestet e dëmshme e qëllimkëqija të Serbisë, janë provokim për konflikt, ndërkaq mos miratimin e liberalizimit të vizave nga ana e Parlamentit Europian për Kosovën, e vlerësoj si të turpshme dhe që sa më shpejt duhet të ndodhë”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së ka njoftuar se Partia Popullore Europiane (PPE), kryetari, kryesia dhe përfaqësuesit e saj, edhe njëherë rikonfirmuan mbështetjen e parezervë ndaj LDK-së, ndaj Kosovës dhe Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Mustafa.

Përndryshe, nga takimi i djeshëm, u theksua se nuk do të pranohet asnjë lloj politike për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.