Mobi Casa

Haziri: Ndërtimi i rrugës Kllokot – Gjilan, i jep dimension zhvillimor Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes së punimeve të ndërtimit të rrugës Kllokot-Gjilan, ka thënë se ky projekt i madh i jep dimension zhvillimor kësaj pjese të Anamoravës.

“Jam i lumtur që brenda një muaji po e fillojmë projektin e dytë të aksit të rrugëve në lindje të Kosovës. Pas rrugës Gjilan-Prishtinë, sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Kllokot Gjilan, e cila ka impakt të madh dhe i jep dimension zhvillimor komunave të Anamoravës. Mbështetja e Qeverisë në për neve është kritike në zhvillim, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në zhvillim në përgjithësi> Faleminderit kryeministrit Hoti për mbështetjen”, ka thënë Haziri.

GRANDEMALL

Kreu i Gjilanit pohoi se po bashkëpunojnë në mënyrën më të mirë në rrafshin regjional, derisa në projekte, BERZH është bërë partneri më i madh në Qeverinë e Kosovës.
“Përpos kolektorëve të ujërave të zeza në gjatësi prej 40 kilometra dhe impiantit, tashmë edhe rrugët po ndërtohen rrugët bashkërisht”, ka shtuar Haziri, teksa ka shtuar se bashkë me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, do t’i ndërtojnë rrugët, Ballancë-Kravaricë dhe Letnicë-Stançiq, për t’i dhënë dimension bashkëpunimit lokal, në kuadër të investimeve publike.

Ne ceremoninë e fillimit të punimeve, ka marrë pjesë edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, sikurse edhe përfaqësues të Komunës së Kllokotit e Ministrisë së Pushtetit Lokal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.