Mobi Casa

Haziri: Ndërmarrja “Tregu”, do të themeloj dhe menaxhoj të gjitha tregjet e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot Komisionin e Aksionarëve dhe Bordin për themelimin e ndërmarrjes më të re në Gjilan “Tregu”, në të cilin vendim do të hyj themelimi i Tregut të Gjelbër dhe ndërtimin e tij me të gjitha kushtet dhe standardet moderne, poashtu edhe themelimin e tregjeve të vogla lokale si në lagjen “Dardania”, “Arbëria” dhe në Lagjen e Kishës, sikurse edhe ndërtimin e tregjeve tjera lokale sipas nevojës së themelimit.

Kryetari Haziri, po ashtu, ka bërë të ditur se kjo ndërmarrje do të merret edhe me themelimin e tregut të kafshëve, tregut të veturave, tregjet sezonale, dhe ekspozimit sezonal të prodhimeve vendore si dhe organizimin e tregut të produkteve tjera, që gjithashtu do t’i menaxhoj.

“Me këtë ndërmarrje do të themelohen, organizohen dhe menaxhohen të gjitha llojet e tregjeve në komunën e Gjilanit. Kjo ndërmarrje tashmë i ka dy aksionarë, pesë anëtarë të përkohshëm të bordit, kryeshefin e përkohshëm dhe drejtorin operacional të përkohshëm. Në këtë fazë ne do të punojmë me “Eko-higjienën”, (e cila deri në këtë fazë e ka menaxhuar tregun e gjelbërt) me të cilën do të gjejmë rrugën më të mirë për t’u ndarë nga ky proces”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Uji Dea

Ai ka bërë të ditur se “nga ky vit në Gjilan do të fillojë ndërtimi i ri i tregut të gjelbër, projekt i cili është në përfundim e sipër dhe që do të prezantohet në publik për debat dhe gjithnjë së bashku me tregtarët e tregut të gjelbërt”.

”Ne i kemi siguruar të gjithë tregtarët se edhe në të ardhmen do të punojnë të pavarur, ndërsa do të investojmë, po ashtu, edhe në krijimin e hapësirave për parkingje dhe hapësira të tjera të domosdoshme në hapësirën e tregut, në mënyrë që kjo ndërmarrje të jetë moderne dhe menagjuese e suksesshme e të gjitha llojeve të tregjeve në Gjilan”, ka përfunduar kryetari, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e ZIP në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.