ARKATANA

Haziri ndan mirënjohje post mortum për ish kryetarin e Gjilanit, Daut Elezin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur familjen e Daut Elezit, i cili ka shërbyer si kryetar i Gjilanit për tri vjet e gjysmë gjatë Luftës së Dytë Botërore, zonjën Teuta Ramaj – Dervishi, të cilës i ka dhënë mirënjohjen post mortum për gjyshin e saj, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin që ai ka dhënë sa ishte në Gjilan.

“Daut Elezi ishte njëri nga intelektualët e kohës, i cili ishte emëruar prefekt apo kryetar Komune në atë kohë, për të udhëhequr Gjilanin. Janë familja e tij sot në një vizitë nderi për Gjilanin, është mbesa e tij Teuta të cilës i kam dhënë mirënjohjen post mortum për gjyshin e saj. Daut Elezi, kishte fatin e gjilanasve, ashtu sikur që u pushkatuan dhe masakruan qytetarë të shumtë të Gjilanit, poashtu edhe ai, përkundër që u kthye në Shqipëri, në Elbasan ka pasur fatin e njëjtë, është pushkatuar për shkak detyrës dhe bindjeve të tij politike gjatë kohës sa ka vepruar”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai më tej ka thënë se emri i tij gjithmonë ka qenë i ndritur dhe Gjilani e ka ruajtur dhe aq më shumë që mbesa dhe pinjollët e tij janë këtu dhe do të jenë të lidhur me historinë dhe zhvillimin e qytetit në vazhdimësi.

ARKATANA

Ndërsa në fjalën e saj, Teuta Ramaj-Dervishi, ka falënderuar kryetarin dhe Komunën e Gjilanit për kujtimin e gjyshit të saj dhe tregimeve të mira që kishin trashëguar për qytetarët e Gjilanin.
“Nga kujtimet që gjyshja ka transmetuar tek ne fëmijët, sidomos për nivelin e lartë të mikpritjes, bujarisë, respektit dhe dhuratave për familjen e Daut Elezit ne kemi gjithmonë respekt të veçantë për Gjilanin. Në atë kohë qytetarët e Gjilanit janë ata të cilët e mbështesin gjyshin tim dhe i shpëtojnë jetën duke e ndihmuar atë të largohet nga këtej, për shkak të situatës së krijuar. Është nder i madh që më pritët edhe njëherë dhe po kujtohet me kaq dashuri puna e gjyshit tim që ka bërë në Gjilan”, ka thënë ajo, duke shprehur falënderimin për kryetarin Haziri dhe qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.