UBT

Haziri: Mos i rrezikoni fëmijët, lagjen e qytetin tuaj – rrini n’shpi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në ditën e 31 të përballjes me pandeminë, Komuna e Gjilanit po vazhdon ta menaxhoj e kontrolloj situatën, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit.

Pas takimit me Qendrën Operative Emergjente dhe Komitetit Emergjent, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se janë menaxhuar 17 raste, duke shtuar se po vazhdojnë ta ulin lakoren duke e kontrolluar dhe moslejuar shpërndarjen e Covid-19.

“Ky angazhim i madh i mjekëve, profesionistëve dhe hallkave të emergjencave civile në Gjilan, nuk na bën imun në shpërndarjen e infeksionit. Imun na bën vetëm nëse qëndroni në shtëpi dhe nëse vetëpërmbaheni nga dalja në vendet publike, qofshin ato vende malore e fushore. I vetmi vend uikendi është shtëpia, dhoma, banesa”, tha ai.

Haziri ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim, po vazhdojnë ta bëjnë planin 06, që i përfshinë komunat e Anamoravës, në bashkëpunimin me policinë lokale dhe regjionale, në mënyrë që mos lejohen hyrje-dalje të askujt prej zonave të karantinës, siç është Prishtina, Vitia e Ferizaj.

Uji Dea

“Qytetarët e Gjilanit nuk do t’i lejojnë këtë hyjnë tash e tutje në këto zona të karantinuara. Bashkëqytetarët tanë mund të kthehen prej këtyre qyteteve deri sot në ora 17:00. Përndryshe, nuk lejohen të lëvizin nga zonat e karantinës”, ka thënë Haziri.

Ai ka nënvizuar se është fatkeqësi të bartet infeksioni i cili e rrezikon fëmijët, lagjen e qytetin tuaj.

“Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente. Të martën do t’i njoftojmë qytetarët për pakon e re të masave të lëvizjes së lirë të qytetarëve”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë.

Në fund, Haziri ka uruar të gjithë besimtarët e krishtere me rastin e Festës së Pashkëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.