ARKATANA

Haziri mirëpret thirrjen e dytë të programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka prezantuar thirrjen e dytë të programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar 2014-2020 me Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Dardan Sejdiu, ka prezantuar thirrjen para të pranishmëve, duke dhënë detaje teknike me mundësitë e aplikimit.

Lutfi Haziri e ka mirëpritur këtë thirrje për Bashkëpunim Ndërkufitar me Maqedoninë.

FIDANISHTJA

“Ne jemi të interesuar që të aplikojmë në këtë program dhe mendoj që tani pas përfundimit të projektit të parë kemi përfituar një përvojë të mirë me Maqedoninë dhe bashkëpunimin e mirë me Zyrën e BE-së në Prishtinë. Ky program do të ndikoj shumë në zhvillimin ekonomik dhe do të krijoj mundësi të mira punësimi për banorët e zonave ku implementohet ky projekt”, tha Haziri.

Ai i ka bërë thirrje zyrës së BE-së që të krijoj infrastrukturën e duhur për hapjen e pikës kufitare në Stanqiq, pasi ka përfunduar ndërtimi i rrugëve në të dy anët e kufirit.

Haziri ka falënderuar për prezencën kryetarin e Komunës Kriva Pallanka, Arsencho Aleksovski dhe bashkëpunimin e mirë dhe kontributin e dhënë në kuadër të mikroregjionit, në të cilin marrin pjesë 17 komuna./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.