United Hospital

Haziri: Mikiq dhe Aleksiq ishin bashkëpunues në të gjitha projektet e përbashkëta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryesuesi të Kuvendit, Sasha Aleksiq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të këtyre udhëheqësve në nivelin lokal, institucioneve të Republikës së Kosovës, posaçërisht kryeministrit të vendit, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Ministrisë së Pushtetit Lolal dhe institucioneve të cilat kanë punuar me këto dy figura publike.

“Lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kryetarit Mikiq dhe të kryesuesit Aleksiq, e kemi pranuar me dhembje, sepse që të dy këto figura publike, ishin gjithnjë kontributdhënëse në procese të përbashkëta në kuadër të regjionit të lindjes dhe mikroregjionit të 17 Komunave të lindjes”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Ai ka thënë poashtu se kryetari Mikiq, ishte bashkëpunëtor i vendosur në bashkëpunimet e nivelit lokal, në projekte të përbashkëta dhe gjithnjë interesohej për zhvillimin lokal dhe ndërtimin e Komunës ku qeveriste, por edhe të Komunave të këtij regjioni.

“Kryetari Mikiq, por edhe kryesuesi Aleksiq, ishin kontribuues të drejtpërdrejtë në të gjitha takimet e përbashkëta në nivel kryetarësh dhe kryesuesisht, kudo që ato organizoheshin, qoftë nga niveli qendror i qeverisë së Republikës së Kosovës, qoftë edhe nga Ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë dhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, prandaj u shprehë ngushëllime të gjithë atyre që kanë punuar me ta, qytetarëve të Ranillugut dhe familjeve të tyre”, ka përfunduar kryetari Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.