Eko Higjiena

Haziri: Mësuesit janë njerëzit më të dashur për ne

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në organizim të Drejtorisë Komunale e Arsimit, në Gjilan është mbajtur sot një manifestim kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati si dhe arsimtarë e veteranë të shumtë të arsimit.

Në fjalën e tij të rastit për këtë ditë, kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se mësuesit janë shtylla kryesore e një shteti dhe e ardhmja më e sigurt e një vendi. Arsimi është ai që krijon e që ndërton personalitete e autoritete, njerëz e kapital njerëzor që është faktori kryesor i çdo gjëje që arrin një popull.

Për më tepër, Haziri ka thënë se e ardhmja e një fëmijë varet nga dy njerëz në botë, nga nëna në shtëpi dhe nga mësuesi në shkollë. Të dy këta kanë ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e karakterit dhe personalitetit të një fëmije.

Duke shfrytëzuar këtë ditë, kryetari Haziri ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit të cilët janë pensionuar ndërmjet dy festave, duke thënë se arsimtarët janë e vetmja kategori që kur vije kjo ditë, ndahen me lot nga nxënësit dhe nga procesi mësimor.

Haziri ka përmendur edhe rezultatet e veçanta të nxënësve të Gjilanit, të cilët kësaj komune i kanë sjellë medalje e mirënjohje nga gara të ndryshme, me dëshirë që rreshti i këtyre nxënësve shembullorë, të jetë edhe më i gjatë në të ardhmen.

ARKATANA

“Për t`i përkrahur nxënësit e suksesshëm, ne kemi krijuar edhe Fondin e Ekselencës, i cili do të jetë mbështetje e madhe për talentet e reja, në të gjitha kategoritë”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, Shqipe Kastrati, drejtoreshë e Arsimit, duke i bërë një vështrim rrugës së gjatë të shkollës shqipe, ka thënë se mësuesit tanë kanë kaluar nëpër sfida të shumta, por gjithmonë kanë dalë fitues.

Kurse sa i përket gjendjes së tashme, ajo ka nënvizuar faktin se në Gjilan, arsimi ka shënuar arritje të mëdha në periudhën e qeverisjes së Lutfi Hazirit.

Për nder të këtij përvjetori të shkollës shqipe, Komuna e Gjilanit ka nderuar me mirënjohje të gjithë mësuesit e pensionuar gjatë një viti, përfshirë edhe drejtorin e Arsimit, Nazmi Musa, të cilit mirënjohjen ia ka dorëzuar kryetari Lutfi Haziri.

Për pjesëmarrësit në këtë manifestim, është shfaqur edhe një program muzikor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.