ARKATANA

Haziri: Me realizimin e projekteve milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Fshatit të Livoçit të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleistin Rijad Elezi, të cilëve u ka rikonfirmuar investimet e mëdha në infrastrukturë, në këtë fshat.

Haziri theksoi se me realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në vlerë milionëshe, Livoçi i Ulët po bëhet paralagje e qytetit.

Uji Dea

“Përfundimisht, me investimet milionëshe, Livoçi po bëhet paralagje e qytetit. Tashmë jemi në finalizim të hyrje daljes Gjilan-Livoç i Ulët, ndërkaq e kemi realizuar projektin shumë të rëndësishëm, rrugën Livoç-Cernicë. Ua rikonfirmova Këshillit të ri të zgjedhur javë më parë edhe nënshkrimin e kontratës afro gjysmë milioni euro për ndërtimin e rrugëve brenda fshatit dhe rrjetit ujërave të zeza. Jam shumë i lumtur që Livoçin po e integrojmë në zonën urbane”, theksoi Haziri.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Fshatit në Livoç të Ulët, Sami Mehmeti dhe asambleisti Rijad Elezi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në realizimin e projekteve komunitare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.