FITORJA

Haziri: Me Kurtin kemi mbetur jetimë, nuk e meriton asnjë ditë me duru

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Rruga e re” është një nga emërtimet që partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ia ka vënë një iniciative të saj për një diskutim të gjerë publik për, siç ka thënë ky subjekt politik, dalje nga “kriza në të cilën gjendet Kosova”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se me këtë kryeministër (Albin Kurti), populli i Kosovës ka mbetur jetim.

Ai këtë të mërkurë për “Click” në RTV21 tha se kjo Qeveri nuk duhet të durohet as edhe një ditë, sepse sipas tij kjo Qeveri i ka vënë sanksione Kosovës.

“Jemi mbetë jetimë me këtë kryeministër, i cili një ditë ka me pasë situatën sikur në Shkup, sikur marrëveshjen e Ohrit”, tha ai.

Mobi Casa

Ai theksoi se me takimet e sotme nuk kanë nisur fushatë parazgjedhore, por fushatë politike për ‘ta ruajtur partneritetin’, ndërsa Qeverinë tha se janë për ta rrëzuar vetëm me zgjedhje.

“As një ditë nuk e meriton me duru sot, sepse kjo Qeveri i ka bë sanksione Kosovës, sanksione të investimve kapitale. Që dy vjet Kosovën e ka vënë në sanksione të brendshme, investimet kapitale i ka blloku. Tash i merr i bon video punët e mia i nxjerr thotë janë punë të Qeverisë”, theksoi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së shtoi se tash e 18 muaj kjo Qeveri është në izolim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.