ARKATANA

Haziri: Me investimet infrastrukturore, Lladova është bërë fshat model

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Lladova, në tubimin e organizuar në hapësirën e hapur nën masat anti-COVID19.

Kryetari Haziri, ka shprehur falënderimin e madh për kryesinë e nëndegës së Lladovës, anëtarët dhe simpatizuesit e mëdhenj të LDK-së, duke e konsideruar këtë fshat si një ndër zonat më të rëndësishme të Karadakut.

“Do të vazhdojmë të punojmë në këtë zonë në investime infrastrukturore si dhe për programin e familjes, si arsimi dhe kultura. Do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë afër familjeve bujqësore duke i subvencionuar qind për qind. Nuk kemi edhe shumë punë në Lladovë. Do t’i koordinojmë qëndrimet dhe vendimet në parimin e barazisë, në mënyrë që ky fshat të vazhdojë të jetë model i bashkëpunimit trapalësh ndërmjet Komunës, Këshillit të fshatit dhe Shoqatës Lladova me seli në Zvicër”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Ndërsa, Shefi i Shtabit Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, ka deklaruar se bashkërisht me kryesitë e nëndegëve, anëtarësinë dhe simpatizantët, i kanë kërkuar kryetarit Haziri që të na prijë sërish në garën drejtë shënimit të fitores plebishitare me 17 tetor.

Në këtë takim bashkëbisedimi ka dhënë mesazhin e saj edhe kandidatja për Asamble Komunale, Shpresa Kurteshi- Emini, e cila në listën fituese mban numrin 3.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.