Fundamenti

Haziri : Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të muajit të falënderimeve, fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit Lutfi Haziri ka vizituar sot fshatin Llashticë. Haziri ka vizituar shumë familje në këtë fshat, duke i falënderuar për besimin e madh që ia dhanë LDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ai tha se Llashtica do ta ketë rolin e veçantë në qeverisjen komunale, nën udhëheqjen e tij.

“Kam ardhur t’i falënderoj të gjithë banorët e Llashticës për besimin e madh që i dhanë LDK-së. Llashtica nuk e ka lëshuar asnjëherë LDK-në. Rugovizmi na ka bashkuar të gjithëve. Ky fshat do ta ketë vendin dhe rolin e veçantë në qeverisjen e LDK-së. Llashtica ka vuajtur dy herë më shumë në luftën e fundit. Ua kemi borxh këtij fshati zhvillimin. Llashticën do ta bëjmë model në qeverisjen e LDK-së”, është shprehur, ndër të tjera, kryetari Haziri.

Mobi Casa

Banorët e Llashticës e falënderuan kryetarin Haziri për vizitën, duke thënë se mbështetja dhe disponimi për LDK-në do të jetë edhe më i madh më 1 dhjetor thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/