Fundamenti

Haziri: LDK kërthiza e ndërtimit të shtetit

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ne për interes të shtetit, kemi ndërtuar partneritet me disa parti politike, por kjo nuk e nënkupton që LDK është e padijshme dhe nuk e din se me kë është duke punuar. LDK po e forcon rolin e saj sepse nga 7 prilli do të fillojmë të punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet vetë dhe ta udhëheqim këtë vend vetë. Në fund, më lejoni që t’i falënderoj ata që e determinojnë suksesin e çdo njeriu, e kjo është familja ka thënë Lutfi Haziri.

Në mars është në kalendar Muaji i Mësuesit, Muaji i Gruas dhe Muaji i Jasharajve, por 26 vite më herët, u shënua edhe Muaji i themelimit të Këshillit Iniciues të LDK-së në Gjilan, Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas. Ky është muaj i kryengritjes së gjilanasve, por edhe studentëve të UP-së ka shkruar Lutfi Haziri.

Pata nderin që sot të hap manifestimin solemn të 26-vjetorit të themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, në prezencën e një numri rekord të pjesëmarrësve, duke prezantuar edhe aderimin e mbi 200 grave dhe të rinjve e të rejave në LDK. 26 vjet punë, sakrificë, angazhim, ecje, luftë, përpjekje e rezistencë për Liri, Pavarësisë dhe Demokraci.

26 vjet që tash duhet të pjesëtohen me kohën që e kemi kaluar edhe në robëri, edhe në kohën pas çlirimit dhe në kohën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këto tri epoka të rënda të zhvillimit të LDK-së, të gjithë të tjerët, partitë politike, që kanë qenë dhe që kanë dalë, LDK-në e kanë parë në optikën e stajperit.

Hidromorava

Para okupimit, okupatori ka punuar për ta shkatërruar LDK-në sepse ka qenë lëvizje politike e të gjithë shqiptarëve të ish-Jugosllavisë. E kanë luftuar edhe ata që ideologjikisht nuk kanë mundur ta pranojnë një orientim properëndimor, nga një orientim i majtë i lindjes me një doktrinë marksiste-leniniste. E kanë luftuar për ta zhdukur dhe kur kanë menduar që LDK nuk është në funksion, atëherë LDK është transformuar në një rezistencë aktive, dhe pjesa kryesore e saj edhe në rezistencë ushtarake, duke qenë pran njerëzve, pran çdo familje dhe qytetari të Gjilanit, Republikës dhe kudo që kanë jetuar. Kur kanë besuar që LDK-së ia burgosën liderin e saj, dhe do t’ia vrasin, atëherë as s’mundën ta vrasin Kosovën e as liderin e saj.

Ne u ringjallëm si feniksi. Ne iu rikthyem prapë familjeve, qytetarëve dhe idealit, duke vazhduar punën. Ushtarët iu kthyen uniformës ata që e kishin profesion, e ata që nuk e kishin profesion, iu kthyen politikës. Njerëzit iu rikthyen fabrikave, shkollave, spitaleve etj., me shpresë e me besë, që siç thoshte presidenti Rugova, Kosovën ta ndërtojmë ashtu sic e kemi gjetur dhe ashtu siç e kemi dashur. Vazhduam përpjekjet tona në një administrim ndërkombëtar të egër, në ballafaqim me ‘batalione’, individ e grupe speciale që kanë vepruar. LDK u angazhua dhe bëri përpjekjet e saj të pareshtura ta përballoj, jo vetëm administrimin ndërkombëtar, por edhe jetën politike të rënduar, armët e saj, dhunën politike, vrasjet politike…

Ne iu kthyem prapë familjeve dhe u riorganizuam për të fituar bindshëm mbështetjen qytetare. Ne dërguam mesazh në botë që në këtë vend ka demokraci, që e duam orientimin perëndimor dhe punojmë për këtë orientim deri në shpalljen e Pavarësisë. Edhe pas kësaj situate, post indepedente, në mungesë të presidentit historik, LDK prapë ishte nën thjerrëzën dhe optikën e atyre që donin ta shihnin të shkatërruar. Ne prapë e mbijetuam, e tejkaluam dhe dëshmuam që ky vend nuk zhvillohet dhe nuk mund të ketë as zgjidhje e as zgjedhje pa LDK-në sepse ne jemi kërthiza e ndërtimit të shtetit, duke e kapitalizuar kërkesën e popullit për të qenë të lirë, të pavarur dhe sovran. Pas qëndrimit të rëndë për disa vite në opozitë në Gjilan, ne arritëm të rikthehemi me mbështetje qytetare në formë plebishitare. Sot, ne këtë ditë ia dedikojmë të gjithë atyre që kanë rezistuar, kanë punuar e sakrifikuar në këtë vend, qoftë ushtarë,veteran, familjar, mësues, mjek, inxhinier, gra e burra, apo kushdo që ka qenë pjesë e kësaj rezistence.

Ju jeni suksesi i LDK-së në Gjilan. Juve iu atribuohet kjo madhështi e LDK-së në Gjilan. Mua, si njëri nga përfaqësuesit tuaj, më mbetet që të vazhdoj të punoj për çdo qytetar, lagje e fshat. Unë e di që për punë të kryer, faleminderit në nuk ka, por për punë të kryera duhet të punojmë bashkë dhe këtë do ta bëjmë. Ky qytet dhe kjo Anamoravë ka qenë e përjashtuar nga kujdesi i Prishtinës dhe qendrave tjera. Do ta rikthejmë vëmendjen e plotë, për të filluar investimet e mëdha publike për qytetarët dhe këtë do ta bëjmë këtë vit. I falënderoj sinqerisht të gjithë ata që në këtë rrugë të madhe nuk janë zmbrapsur, por kanë vazhduar dhe e kanë përballuar çdo lloj sfide, dhune, vrasje…Ne për interes të shtetit, kemi ndërtuar partneritet me disa parti politike, por kjo nuk e nënkupton që LDK është e padijshme dhe nuk e din se me kë është duke punuar. LDK po e forcon rolin e saj sepse nga 7 prilli do të fillojmë të punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet vetë dhe ta udhëheqim këtë vend vetë. Në fund, më lejoni që t’i falënderoj ata që e determinojnë suksesin e çdo njeriu, e kjo është familja ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.