Fundamenti

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti, që projektet e Gjilanit po i konsideron si të huaja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – 14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, LDK gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët tanë opozitarë dhe partinë e sapo dalur në opozitë. Gatishmëria jonë për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sjellte politika të mira e zhvillimore për komunën nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të mira për qytetarët ka thënë Lutfi Haziri.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan.

Para medieve, Haziri tregoi se tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe në gjithë Kosovën është në proces zgjedhor.

Ai ftoi të gjithë anëtarët tashmë të regjistruar të partisë të marrin pjesë në këtë proces, dhe inkurajoi të rinjtë e të rejat të jenë pjesë e vendimmarrjes në partinë tonë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

FIDANISHTJA

“Në anën tjetër, zhvillimet në Komunën e Gjilanit kanë qenë të befasishme, por gjithashtu edhe të pritshme nga ana jonë. Kjo për shkak se koalicioni i ndërtuar VV-PDK në Gjilan, nuk ishte ndërtuar në bazë të një programi për Gjilanin e zhvilluar, por për interesa personale e partiake. Dalja e PDK-së nga koalicioni dhe deklaratat e tyre pas daljes nga ky koalicion, tregojnë se mundësia për të bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit për të mirën e përbashkët publike ka qenë minimale apo s’ka ekzistuar fare. Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet” ka thënë Haziri.

Haziri tha se LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huajat.

“14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, LDK gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët tanë opozitarë dhe partinë e sapo dalur në opozitë. Gatishmëria jonë për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sjellte politika të mira e zhvillimore për komunën nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të mira për qytetarët,” tha Haziri.

Haziri tha se 14 këshilltarët e LDK-së do të takohen dhe gjatë javës që po vjen do dalin me gjetjet dhe rekomandimet e tyre për situatën e krijuar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.