Haziri: LDK do ta udhëheqë qeverinë

Lutfi Haziri ka një interpretim ndryshe për qeverisjen e LDK-AAK e Nisma.
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës që po shihet edhe si kandidat për ta udhëhequr këtë parti, ka thënë në një intervistë për Tribuna se ndonëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër, qeverisjen e ardhshme “de facto” do ta udhëheq LDK pas që është shumicë.
Në pjesën e parë të intervistës Haziri ka folur edhe për raportet me SHIK dhe Hashim Thaçin, të cilit ka thënë se LDK nuk ia ka marrë inatin, por me të dhe PDK’në po ndërton blloqe politike.
“Në këtë qeveri ne jemi shumicë e madhe. 62 për qind jemi pjesë e atij kabineti dhe kjo përqindje është vendimmarrëse brenda kabinetit”, ka thënë ai