ARKATANA

Haziri: Lajm i mirë fillimi i dënimit të krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas shpalljes së aktgjykimit Gjykata e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila sot e dënoi Vlado Zmajevicin nga Nikshiqi, me 14 vite burg për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, përkatësisht vrasjes së Imer Kadriut, vëllezërve Milazim dhe Qazim Haziri dhe gruan e Qazimit, Qamilen, në Zhegër të Gjilanit në vitin 1999, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i dënimeve të krimeve të luftës.

Por, kreu Gjilanit është shprehur i pakënaqur me dënimin e ulët, që sipas tij, i ka dhënë Gjykata e Podgoricës, Zmajevicit.

Uji Dea

“Është lajm i mirë fillimi i dënimit të krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare, por jemi të pakënaqur me dënimin shumë të ulët me vetëm 14 vite burg ndaj Vlado Zmajevicin nga ana e Gjykatës së Lartë të Pogdoricës. Megjithatë, ky është një lehtësim sado pak për familjen Haziri dhe Kadriu nga Zhegra. Lavdi e përjetshme martirëve, Imer Kadriu, vëllezërve Milazim, Qazim Haziri dhe Qamile Haziri!”, ka thënë Haziri. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.