ARKATANA

Haziri: Lajm i mirë, 19 pacientë të shëruar plotësisht dhe vetëm 9 raste pozitive në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në takimin e mbajtur sot me Komitetin e emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, kanë bërë vlerësimin e gjendjes në luftimin e pandemisë globale dhe në bazë të statistikave, deklaruan se ka vazhdimisht rënie të rasteve pozitive.

Haziri pasi ka marrë gjendjen e ditëve të fundit dhe vikendit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, nga Spitali Regjional i Gjilanit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nga Policia e Kosovës dhe emergjencat civile, ka konstatuar një rënie të vazhdueshme të rasteve pozitive me Covid-19.

“Gjenda që kanë elaboruar niveli i shëndetësisë në dy sektorët, QRSHP, policia dhe emergjencat civile, na gëzon me lajme të mira sa i përket Covid-19. Edhe më tutje kërkohet që masat mbrojtëse të respektohen maksimalisht dhe infektimin me virus ta ulim deri në pikën zero. Kjo nuk është e lehtë, sepse mjekët dhe policia janë duke punuar me një orar të zgjatur dhe me lodhje të madhe, por është e mundur me respektim strikt të masave mbrojtëse. Ditën e djeshme kishim vetëm një rast pozitiv, sot në ditën e 179 kemi 19 raste të shëruara plotësisht dhe po punojmë të gjithë së bashku edhe me kulturën dhe lojalitetin qytetarë, që raste pozitive të mos kemi fare në Gjilan”, ka thënë ai mes tjerash.

Mobi Casa

Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmojnë se Komuna e Gjilanit në përballjen me Covid-19, nga data 13 mars e deri më sot në ditën e 179, ka gjithsej 908 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 737 pacient, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 132 pacient, prej tyre 35 të hospitalizuar të konfirmuar me Covid-19 janë 35 raste.

Apeli i përbashkët dhe i vazhdueshëm nga Gjilani është respektimi i rekomandimeve të institucioneve shtetërore e shëndetësore, përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dezinfektuesve dhe mbajtjes së distancës, si e vetmja mënyrë e luftimit të virusit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.