Fundamenti

Haziri: Ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së në Dardaninë e rezistencës për lirinë e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qytetarët e lagjeve Dardania I dhe Dardania II në Gjilan, i kanë dhënë mbështetje rekorde kandidatit për kryeministër, Abdullah Hoti dhe kandidatëve për deputetë të LDK-së: Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

I impresionuar me këtë pritje, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së.

“Ky është gjaku, zemra e oksigjeni i LDK-së, i organizuar nga lagja e rezistencës për lirinë e shqiptarëve – Dardania I dhe Dardania II. Ju faleminderit shumë strukturave, veprimtarëve e simpatizantëve për mobilizimin dhe punën e jashtëzakonshme. Më 14 shkurt, ju ftoj të gjithëve, gra e burra, të rinj e të reja, pleq e plaka, nga qyteti e fshatrat, që në mënyrë solemne të dilni për t’ju treguar sa e madhe është LDK e Ibrahim Rugovës. Kam me mbetë gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë Haziri.

Kandidatët për deputetë nga LDK, kanë falënderuar këto lagje për mbështetjen e paparë, duke thënë se po i japin kuptim ecjes së tyre politike dhe zhvillimit të Kosovës me fitoren e LDK-së.

UBT

Gjilan garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80

#LDK132 #ShtetiShtet

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.